Como shënoi edhe golin e dytë ndaj Manchester Unitedit, duke e çuar rezultatin në 2:0 menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë. Autori i golit ishte Anastasios Douvikas, pas një asisti të shkëlqyer nga Nico Paz, i cili kishte shënuar golin e parë të skuadrës italiane.
49’ – GOL! Como dyfishon epërsinë, Douvikas shënon për 2:0!
Como e nisi në mënyrën më të mirë pjesën e dytë, duke realizuar edhe golin e dytë ndaj Manchester Unitedit.
Anastasios Douvikas u shërbye me një pasim të shkëlqyer nga Nico Paz, duke dalë në një pozicion ideal brenda zonës së rreptësisë.
Sulmuesi grek tregoi qetësi të jashtëzakonshme para portës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në anën e djathtë të rrjetës, duke e dyfishuar epërsinë e skuadrës italiane.
Nico Paz, i cili kishte realizuar golin e parë, këtë herë mori rolin e asistuesit, duke u bërë protagonist i të dy golave të Comos.
Como [2] – 0 Manchester Utd – T. Douvikas 49′
byu/eliseihado insoccer
2’ – Nico Paz realizon supergol, Como kalon në epërsi 1:0!
Como kishte kaluar në epërsi shumë herët në këtë përballje, falë një realizimi spektakolar të Nico Paz.
Vetëm pak çaste pas një rasti të shkëlqyer të humbur nga Diogo Dalot, futbollisti argjentinas lëshoi një goditje fantastike nga kufiri i zonës së rreptësisë.
Topi përfundoi në këndin e sipërm të majtë të portës së Manchester Unitedit, pa i lënë mundësi reagimi portierit.
Asistimi erdhi nga Lucas Da Cunha, ndërsa Paz realizoi një nga momentet më të bukura të ndeshjes. /GazetaExpress/
Como – Manchester United 2:0
Shënuesit: Nico Paz (2’), Anastasios Douvikas (49’).
Burimi: www.gazetaexpress.com










