Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Labinot Rexha, ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes një postimi në Instastory lidhur me edicionin e ri të “BBVK”, duke komentuar mundësinë që Leonora Jakupi të rikthehet si opinioniste.
Sipas tij, një situatë e tillë do të përbënte një zhgënjim të madh, pasi ai vlerëson se Leonora nuk e përfaqëson si duhet as muzikën dhe as detyrën e opinionistes, raporton Indeksonline.
Rexha nënvizon se një opinioniste duhet të karakterizohet nga paanshmëria, aftësia analitike dhe të gjykojë situatat bazuar në argumente, e jo thjesht në emocione.
Mbetet për t’u parë nëse Leonora Jakupi do të bëhet pjesë e panelit të opinionistëve këtë vit./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net









