Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Carrick pranon zhgënjimin dhe merr përgjegjësinë për ecurinë e dobët

Carrick pranon zhgënjimin dhe merr përgjegjësinë për ecurinë e dobët
Foto: telesport.al

Brenda 48 orëve pritet të merret një vendim për të ardhmen e trajnerit të Manchester United, Michael Carrick, i cili rrezikon pozicionin pas humbjes 0-3 në “Old Trafford” ndaj Bournemouth në Premier League. Sipas mediave britanike, klubi ka marrë kohë për të vendosur.

Carrick merr përgjegjësinë

Duke folur për situatën, Carrick tha: “Gjërat nuk shkuan siç duhej dhe nuk arritëm t’i kthenim në favorin tonë. Duke marrë parasysh mënyrën se si përfundoi ndeshja dhe atmosferën në stadium, na duhet kohë për ta përpunuar gjithçka dhe për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë.”

“Sigurisht, unë e marr përsipër përgjegjësinë, e kam thënë dhe e pranoj atë. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë me rezultatet, unë jam në këtë pozicion dhe e respektoj rolin që kam. Përgjegjësia është e imja. Te skuadra ka shumë zhgënjim dhe djemtë ndihen vërtet të lënduar nga situata në të cilën ndodhemi”, tha ai.

Vlerësimi i sezonit të kaluar

“Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje, por të përfundoje në vendin e tretë sezonin e kaluar ishte një arritje e mirë, duke marrë parasysh rrethanat. Ne ishim të vetëdijshëm për këtë, e kuptonim se ku na vendoste ky rezultat, çfarë pritej më pas, çfarë duhej bërë dhe si duhej të përmirësoheshim”, tha Carrick.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha