Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Albian Ajeti dhe Uran Bislimi shkëlqejnë në Conference League, Getafe-Lugano flet shqip

Albian Ajeti dhe Uran Bislimi shkëlqejnë në Conference League, Getafe-Lugano flet shqip

Ishte nata e tyre e madhe.

Dy futbollistë me rrënjë shqiptare u shfaqën vendimtarë për Luganon, në triumfin e rëndësishëm 5-2 të arritur në Spanjë, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Albian Ajeti dhe Urim Bislimi ishin ndër më të mirët në fushë, në një ndeshje që në fillim dukej e vështirë për t’u fituar në stadiumin e Getafes.

Lugano shkëlqen në Spanjë

Megjithatë, Lugano luajti shumë mirë, madje më mirë sesa në ndeshjen e parë të grupit të fituar 3-2 ndaj Crvena Zvezdës, dhe autorë të tre golave ishin pikërisht dy shqiptaro-zviceranët.

Ajeti shënoi dy herë, për 1-1 në minutën e 3-të dhe për 3-1 në të 26-ën.

Bislimi ndihmoi që rezultati të shkonte në 4-1.

Reagimet në media theksuan se skuadra zvicerane luajti sikur të ishte Barcelona, ndërsa lojtari i ndeshjes ishte pikërisht Albian Ajeti, autor i tre golave në dy ndeshje këtë vit në Ligën e Konferencës dhe i 5 rrjetave në total, bashkë me ato në Superligën e Zvicrës.

Natyrisht, ndihmë e madhe ishin gabimet e skuadrës spanjolle, që mori kritika të ashpra nga trajneri Bordalas dhe nga gazetat iberike, për ato që u quajtën dhurata në pjesën e parë.

Lugano ka 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në këtë konkurrim dhe është në vend të dytë, pas Panathinaikosit, ndërsa është ekipi që ka shënuar më shumë gola, 8.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha