Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i mirënjohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare dhe u bë i njohur edhe për hitin “Vetëm 5 minuta”.
Reagimi i kolegëve
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e artistit.
Dirigjenti Emrush Thaçi ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të tij:
“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar ai.
Trashëgimia muzikore
Eroll Jakupi do të kujtohet për kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe hitet që la pas.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik!
Burimi: lajmifundit.al









