Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi u takuan bashkë të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, në lokalet e Noya-s, ku një fotografi e postuar në rrjetet sociale tërhoqi vëmendjen jo vetëm për daljen e tyre së bashku, por edhe për mbishkrimin që e shoqëronte.
Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi
“Baxhanatkat”, shkruan ato në fotografi, duke rikujtuar lidhjen e mëparshme familjare mes dy këngëtareve, të cilat dikur ishin të martuara me vëllezërit Robert dhe Patris Berisha.
Tani që të dyja janë ndarë nga ish-bashkëshortët, ky mbishkrim ka lënë hapësirë për interpretime, madje edhe si një thumbim me humor ndaj tyre. Sidoqoftë, asnjëra prej këngëtareve nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për kuptimin e postimit.
Fotografia u publikua nga Noya në Prishtinë, ku dy artistet zgjodhën ta kalonin mbrëmjen së bashku, duke e kthyer daljen e tyre në një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Burimi: insajderi.org









