Angelina Vuçiç, nëna e ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u sulmua mëngjesin e sotëm pranë një qendre votimi në qendër të Beogradit, sipas raportimit të medias serbe Informer.
Sulmi ndaj Angelina Vuçiç
Sipas këtij mediumi, persona që ai i përshkruan si pjesëmarrës në bllokada e kanë fyer atë dhe i kanë marrë me forcë çantën me ushqime që mbante me vete.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak pasi ajo kishte votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Informer shkruan se incidenti është denoncuar në polici dhe se po zhvillohen hetime për të zbardhur rrethanat.
Burimi: www.gazetatema.net










