Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Dyshohet se dhunoi fëmijën në kopshtin nr. 6, arrestohet edukatorja në Korçë

Dyshohet se dhunoi fëmijën në kopshtin nr. 6, arrestohet edukatorja në Korçë

Një rast tjetër i dyshuar i dhunës ndaj fëmijëve në një kopsht është raportuar në qytetin e Korçës. Policia vendore ka bërë me dije arrestimin e një edukatoreje të kopshtit nr. 6 të këtij qyteti juglindor, e cila është denoncuar nga nëna e një fëmije katër vjeç për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të saj.

Denoncimi i nënës dhe arrestimi i edukatores

Pas denoncimit dhe arrestimit të edukatores, nëna e fëmijës ka deklaruar për mediat edhe rrethanat që e çuan drejt denoncimit, pasi më parë kishte biseduar disa herë me edukatoret dhe me drejtoreshën e kopshtit lidhur me ankesat që i tregonte fëmija, por pa marrë ndonjë zgjidhje.

Sipas policisë, e cila ka nisur hetimet, edukatorja e ndaluar në Korçë akuzohet për veprën penale të keqtrajtimit të të miturve.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha