Kim Kardashian feston sot 46-vjetorin e lindjes. Ylli i njohur i televizionit mbetet një ndër gratë me ndikimin më të madh në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre.
Ajo ra për herë të parë në qendër të vëmendjes së mediave në vitin 2007, pas publikimit pa leje të një videoje intime me këngëtarin amerikan Ray J.
Më pas, ajo bashkë me familjen e saj nisi të shfaqej në emisionin e realitetit televiziv të kanalit E!, Keeping Up with the Kardashians. Ky emision u transmetua deri në vitin 2021./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net










