Një burrë ka mbetur pa fjalë kur bashkëshortja e tij i zbuloi të vërtetën pikërisht në çastin kur ai po përgatitej të dilte nga shtëpia.
Videoja që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale shfaq Ethan-in, i cili merr çantën dhe i thotë gruas se po shkon në palestër, ashtu siç pretendonte se e bënte zakonisht.
Mirëpo këtë herë, gruaja kishte përgatitur një surprizë për të. Ndërsa po bënte kafen, ajo i tregoi me qetësi se ia kishte anuluar anëtarësimin në palestër dy muaj më parë.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm. I zënë në befasi, Ethan u përpoq të shpjegonte se kishte ndërruar palestër dhe se bëhej fjalë për një gabim në sistem.
Sidoqoftë, bashkëshortja nuk u bind. Ajo vazhdoi përballjen duke i thënë se kishte zbuluar edhe profile aktive të tij në aplikacione takimesh.
Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit kanë komentuar si qetësinë e gruas, ashtu edhe përpjekjet e burrit për të dalë nga situata. /Prive Bruto
yeah don’t come back pic.twitter.com/2EiWL6F1G7
— Robzeus (@Robzeus59) October 18, 2026
Burimi: privebruto.com










