Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Gjakova pret Eli Farën më 28 nëntor

Gjakova pret Eli Farën më 28 nëntor

Eli Fara, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu, do të performojë në Gjakovë në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.

Gjakova do të presë një mbrëmje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare, më 28 nëntor, kur këngëtarja e mirënjohur Eli Fara do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.

Koncerti do të fillojë në orën 20:00, ndërsa në njoftim është theksuar rëndësia e prezantimit të muzikës së mirëfilltë shqipe dhe traditës muzikore korçare.

“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”.

“Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria. Në anën tjetër, Ansambli Skënderbeu që ma shumë se 50 vjet e ruan dhe e prezanton traditën muzikore të Korçës me një mjeshtëri që nuk njeh kufi”, thuhet në njoftim.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha