Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Enca merr dhuratën më të bukur në ditëlindjen e saj

Enca merr dhuratën më të bukur në ditëlindjen e saj

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Enca Haxhia i feston sot 31 vjetët e saj të jetës.

Përveç urimeve të shumta që ka marrë nga fansat dhe miqtë, kjo datë e veçantë i ka sjellë edhe një lajm të gëzueshëm për karrierën e saj muzikore.

Krijimet e saj artistike vijojnë të jenë shumë të pëlqyera dhe të kenë ndikim të gjerë në rrjetet sociale.

Ashtu siç ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogaritë e saj sociale, kënga “Vasha” ka shënuar një arritje të konsiderueshme në platformën TikTok, ku është përdorur në më shumë se 1 milion video.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, tingulli i kësaj kënge është përdorur në mbi 100,000 video të reja, duke e çuar totalin në 1.1 milion postime.

Gjatë këtyre viteve, Enca ka krijuar një identitet të veçantë në muzikën shqiptare, duke ofruar këngë me ritme bashkëkohore dhe bashkëpunime që janë pëlqyer gjerësisht nga audienca e re.

Ky sukses i ri vjen si një dhuratë shumë e bukur për këtë përvjetor të saj.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha