Pasi përfundoi aventurën e saj në “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj kishte diskutuar edhe për luhatjet në peshën e saj. Gjatë asaj kohe, ajo deklaroi se kishte fituar disa kilogramë.
Në një imazh të fundit të postuar në Instagram, Elijona duket me një figurë më të hollë dhe dukshëm më elegante.
Transformimi në pamjen e saj vërehet në foton e ndarë me ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.
Elijona mbetet aktive në platformat sociale, ku ndan fotografi nga jeta e saj e përditshme. Megjithatë, nuk ka informacione të konfirmuara për sasinë e kilogramëve që mund të ketë rënë.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









