Një ceremoni martesore e madhe duket se po afron për çiftin e njohur, Selin dhe DJ Gimbo.
Të dy kanë postuar një video ku kanë bërë me dije se martesa e tyre pritet të zhvillohet më datë 5, pa dhënë detaje për muajin në të cilin do të organizohet.
Detaje për atmosferën e dasmës
Gjithashtu, duket se ata kanë planifikuar edhe atmosferën e festës, pasi këngëtari Gena është përmendur si një nga artistët që pritet të performojë në dasmën e tyre.
Kujtojmë se çifti i tha “Po” njëri-tjetrit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa tani duket se po përgatiten për martesën e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Burimi: www.kosovarja-ks.com








