Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra luan sot ndeshjen e dytë kundër Estonisë, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Kosova synon fitore të re ndaj Estonisë
Pas triumfit të qartë në ndeshjen e parë me rezultatin 39:22, hendbollistet kosovare synojnë një fitore tjetër dhe vazhdimin e paraqitjeve të mira në këtë garë.
Takimi luhet sot nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku Kosova kërkon të konfirmojë epërsinë ndaj Estonisë dhe të hedhë një hap tjetër drejt synimit për kualifikim në Kampionatin Botëror. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com









