Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Dorëheqje në bllok në drejtoritë rajonale, Karakaçi: Do të largohen të gjithë

Dorëheqje në bllok në drejtoritë rajonale, Karakaçi: Do të largohen të gjithë

Ministri Enea Karakaçi, i cili është njëkohësisht drejtues politik i Qarkut të Shkodrës, ka qenë të shtunën në kryeqendrën e veriut dhe sipas raportimeve, u ka kërkuar të gjithë drejtuesve të institucioneve lokale të dorëzojnë detyrën.

Kërkesa për dorëheqje në bllok

Ai i është drejtuar të gjithë drejtuesve që vijnë nga Partia Socialiste dhe ajo Social-Demokrate, duke deklaruar se nuk do të ketë përjashtime për askënd dhe se dorëheqjet do të jenë në bllok, raporton newsbomb.al.

Sipas mediave lokale, urdhri i tij për drejtuesit e administratës lokale tregon se vendimi i kryeministrit Edi Rama nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë, por në të gjitha qarqet e vendit drejtorët aktualë do të dorëzojnë detyrën.

Mbledhja 30-minutëshe në Shkodër

Takimi i ministrit Enea Karakaçi me drejtorët e Partisë Socialiste dhe asaj Social-Demokrate në kryeqendrën e veriut zgjati rreth 30 minuta dhe burimet tregojnë se ai ka qenë i prerë: të gjithë, pa asnjë përjashtim, do të dorëzojnë detyrën.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha