Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shprehur mbështetje për protestuesit në Shqipëri.
Përmes një “story” në Instagram, ajo ka publikuar një kolazh me video që përmban pamje nga protestat, duke vënë në pah dhunën që i ka karakterizuar ato gjatë javës së kaluar.
Në mesazhin e saj theksohet se “gjenerata e re përbën të ardhmen e vendit dhe zëri i saj duhet të dëgjohet”.

Burimi: insajderi.org









