Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Aktori i mirënjohur transportohet me urgjencë drejt spitalit

Aktori i mirënjohur transportohet me urgjencë drejt spitalit

Aktori dhe koordinatori i skenave të rrezikshme Al Leong, i cili njihet më së shumti për pjesëmarrjen në filmin e famshëm “Die Hard”, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pas dyshimeve se ka pësuar një sulm në tru, sipas burimeve mediatike të huaja.

Thuhet se 74-vjeçari ka pasur një komplikim shëndetësor në Kaliforni gjatë javës së kaluar, ndërkohë që familjarët e tij kanë kërkuar respektim të privatësisë. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të qarta mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk dihet nëse ai vijon të qëndrojë i shtruar në spital.

Al Leong njihet për interpretimin e Uli-t, njërit prej terroristëve në filmin “Die Hard” të vitit 1988, ku u shfaq përbri Bruce Willis. Përgjatë karrierës së tij që zgjati disa dekada, ai mori pjesë edhe në produksione të njohura si “Lethal Weapon” dhe “Big Trouble in Little China”.

Ai e nisi rrugëtimin në kinema në vitin 1981 dhe u bë i njohur për portretizimin e personazheve të fortë në filma aksion.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha