Juliana Nura ka ndarë me publikun në rrjetet sociale disa çaste të bukura nga jeta e saj e përditshme me binjakët e sapoardhur në jetë.
Në një postim në Instagram Story, ajo ka publikuar një fotografi ku dy foshnjat duken të shtrira në krevat, ndërsa fytyrat e tyre i ka fshehur me dy emoji zemrash, një blu dhe një rozë, duke mbrojtur kështu intimitetin e tyre.
Përveç fotografisë së ëmbël, Xhuli ka ndarë edhe disa hollësi nga rutina e saj si nënë e re, duke treguar se kujdesi për dy foshnja sjell edhe vështirësi të shumta.
“A doni me pa qysh e kaloj unë me binjakët e mi një 24 orë?”, ka shkruar ajo, duke i pyetur ndjekësit nëse dëshirojnë të shohin më shumë nga rutina e saj e përditshme.
Më pas, Juliana ka treguar se fotografia është realizuar në orën 04:00 të mëngjesit, pasi binjakët më në fund kishin arritur të flinin pas dhimbjeve të barkut.
“Kjo foto është bërë në orën 4 të mëngjesit, ku më në fund flejtën binjakët pas dhimbjeve me bark dhe vetëm në prehërin tim i zinte gjumi”, ka shkruar ajo.
Xhuli nuk e ka lënë anash as një detaj me humor nga jeta në shtëpi, duke përmendur edhe qenin e saj, Kremi, i cili duket se po e ndien ndryshimin e rutinës.
“Kremit veç po i shkojnë nervat që çdo 10 minuta kanë dikush”, shkruar ajo.
Përmes këtij postimi, ajo ka ndarë një pjesë të realitetit të mëmësisë, ku momentet e ëmbla me të vegjlit ndërthuren me netët pa gjumë dhe sfidat e përditshme. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










