Në mbrëmjen e së mërkurës, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë publikoi një njoftim të rëndësishëm në lidhje me shërimin e Papa Leos XIV, pas operacionit të datës 13 tetor, ku u konfirmua se nuk kërkohet asnjë trajtim shtesë.
Deklarata e shkurtër dha një informacion të rëndësishëm për gjendjen shëndetësore të Papës pas ndërhyrjes kirurgjikale.
“Dr. Luigi Carbone dhe Profesor Stefano Margaritora raportojnë si më poshtë në lidhje me shërimin e Papës pas operacionit: Sot përfunduan analizat përfundimtare histologjike dhe testet e biologjisë molekulare mbi indin e hequr gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të Atit të Shenjtë. Rezultatet konfirmuan se bëhej fjalë për adenokarcinomë pulmonare dhe se sëmundja ishte e kufizuar. Një vlerësim i mëtejshëm onkologjik konfirmoi se nuk nevojitet asnjë trajtim tjetër,” thuhet në deklaratë.
Papa Leo XIV doli nga spitali “Gemelli” në Romë më 17 tetor dhe u kthye në Vatikan.
Më 21 tetor, ai zhvilloi audiencën e tij të parë të përgjithshme pas operacionit, duke u shfaqur në një gjendje shumë të mirë shpirtërore.
Burimi: www.cna.al









