Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pedagogët firmosin listën dhe ikin si skutha, regjisori Çuli kërkon intelektualë kundër dhunës

Pedagogët firmosin listën dhe ikin si skutha, regjisori Çuli kërkon intelektualë kundër dhunës

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Hervin Çuli, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka dhënë mendimin e tij për debatet që lidhen me peticionet dhe protestat në Shqipëri. Ai theksoi se mesazhi i parë që duhet të përçohet është ndalimi i dhunës.

Sipas tij, pavarësisht nga emrat që mund të përfshihen në një listë ose peticion, prioriteti duhet të jetë një thirrje e qartë kundër akteve të dhunshme. Ai kujtoi se gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria ka parë peticione dhe kundërpeticione, ndërsa kërkoi që ndalimi i dhunës të vendoset në krye të çdo nisme të tillë.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si disa prej pedagogëve largohen nga protestat, në vend që të qëndrojnë pranë studentëve dhe të kontribuojnë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Unë do preferoja një listë ku nuk ka rëndësi emrat, pika e parë duhet të ishte poshtë dhe stop dhuna. Në 35 vite kemi parë peticione dhe kundër peticione. Pra do të thoja këtë gjë, më pas mund të radhiteshin çdo pikë tjetër. Dhe problemi tjetër është se si mund të ikin këta njerëz si skutha. Firmos dhe ikën se do vin molotovët? Në vend të rrinin me studentët bashkë 24 orë, bashkë të gjithë t’i mbanin mos të lejonin edhe kapuçët të vinin, më ka bërë shumë përshtypje kjo. Edhe sot, kemi një marshim kundër korrupsionin apo si të duash ti, unë jam i bindur që shteti është tronditur, por nëse do bëhej me kapuçovët, duhet të presim që pas rënies së tij, që larg qoftë të bjerë një qeveri në këtë mënyrë sepse më pas është kaosi”, shtoi Çuli.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha