Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Shëndetësi

Venera Azizi: 45 autoambulanca të reja do të përmirësojnë shërbimet shëndetësore nga Likova në Strugë

Venera Azizi: 45 autoambulanca të reja do të përmirësojnë shërbimet shëndetësore nga Likova në Strugë

Institucionet publike shëndetësore në vend do të pajisen me 45 autoambulanca të reja, të cilat do të shpërndahen në disa zona, nga Likova e Kumanova deri në Shkup, përfshirë Çairin, si dhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë e Dibër. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Sipas Azizit, automjetet e ndihmës së parë janë të pajisura plotësisht, në mënyrë që pacientëve t’u ofrohet kujdes mjekësor gjatë transportit drejt institucioneve shëndetësore.

Ajo tha se investimi synon t’i përgjigjet një nevoje urgjente të personelit mjekësor, i cili shpesh është përballur me mungesë automjetesh për t’u shërbyer njëkohësisht kërkesave në disa zona.

Autoritetet kanë nisur diskutimet për sigurimin e 50 autoambulancave të tjera brenda vitit 2027, me ndihmën e partnerëve financiarë.

Azizi vlerësoi se shërbimet mjekësore do të përmirësohen, duke përmendur edhe investimet e planifikuara për periudhën e ardhshme në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht në Kërçovë dhe Tetovë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha