Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike përditësimin më të fundit për personat që u lënduan gjatë protestës së së dielës, duke u mbështetur në të dhënat fillestare nga strukturat spitalore.
Trajtimi në Spitalin Universitar të Traumës
Në njoftimin e publikuar në orën 19:00 thuhet se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej tre persona të lënduar: dy protestues dhe një pjesëtar i policisë.
Dy nga këta persona, përkatësisht një protestues dhe punonjësi i policisë, morën trajtimin e duhur mjekësor dhe më pas u larguan nga spitali, ndërsa një protestues vazhdon të qëndrojë i shtruar.
Ekzaminimet në QSUT “Nënë Tereza”
Ndërkaq, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një tjetër pjesëtar i policisë, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Burimi: kohajone.com










