Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

I riu në protestë sfidon ambasadorin Wendt: kërkon arrestimin e Ballukut

I riu në protestë sfidon ambasadorin Wendt: kërkon arrestimin e Ballukut

Aktualitet

Një i ri që mori pjesë në protestë deklaroi se kjo nuk është thjesht një protestë studentore, por një lëvizje e të gjithë popullit shqiptar, i cili sipas tij është jashtëzakonisht i indinjuar.

Ai pohoi se Belinda Balluku ka përvetësuar mbi 300 milionë euro dhe kërkoi që SPAK të ndërhyjë sa më shpejt për arrestimin e saj.

I riu komentoi edhe dëmet e shkaktuara gjatë protestës, duke theksuar se ato mund të kompensohen vetëm me vlerën e një vile të Belinda Ballukut.

“Kjo protestë është e gjithë popullit shqiptar. Populli shqiptar është i revoltuar me politikën e hajdutëve të Edi Ramës dhe të gjithë qeverisë së krimit që ai ka.

Kërkesa për veprim nga SPAK dhe ambasadori amerikan

Sipas tij, pyetja kryesore është pse Belinda Balluku, e cila ka përvetësuar mbi 300 milionë euro, nuk është arrestuar ende dhe vazhdon të jetë e lirë. Ai shprehu dyshimin se përse SPAK nuk po kryen detyrën e vet. Për të, thyerja e dhjetë xhamave nuk përbën problem, pasi ato mund të zëvendësohen me një vilë të Belinda Ballukut, madje edhe me ar.

Përveç kësaj, i riu i bëri thirrje ambasadorit të SHBA, Eric Wend, që të ndihmojë Shqipërinë, sepse sipas tij “qytetarët janë në konflikt me bosin e drogës në Ballkan, Edi Ramën”.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha