Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Shkarkimi i drejtorëve si strategji e Edi Ramës për t’iu faturuar krizën dhe korrupsionin qeverisës, kryeministri kërkon justifikim për të spastruar njerëzit e Ballukut nga administrata, ja 19 krerët e institucioneve kyçe dhe 134 zyrat shtetërore ku priten shkarkimet

Shkarkimi i drejtorëve si strategji e Edi Ramës për t’iu faturuar krizën dhe korrupsionin qeverisës, kryeministri kërkon justifikim për të spastruar njerëzit e Ballukut nga administrata, ja 19 krerët e institucioneve kyçe dhe 134 zyrat shtetërore ku priten shkarkimet

Kryeministri Edi Rama ka vënë në lëvizje një proces të gjerë spastrimi në administratën publike, duke kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e drejtuesve të agjencive kombëtare dhe institucioneve të tjera shtetërore. Nën këtë masë përfshihen rreth 134 institucione, nga sektori i financave deri te ai i energjisë dhe infrastrukturës, ku pritet largimi i niveleve drejtuese.

Zyrtarisht, kjo nismë paraqitet si një reformë e thellë pas protestave të studentëve dhe pakënaqësisë së gjerë qytetare. Qeveria shpreson se largimi i drejtuesve do të zbusë tensionet dhe do të largojë përgjegjësinë për korrupsionin nga vetë kryeministri. Megjithatë, sipas burimeve brenda pushtetit, kjo lëvizje shihet edhe si një mundësi për të spastruar njerëzit e Belinda Ballukut nga postet kyçe.

Edhe pse Balluku po përballet me presione për hetime në sektorët që ka mbuluar, ajo vazhdon të ketë ndikim në qeveri dhe administratë. Rama po përdor valën e shkarkimeve për të neutralizuar klanin e saj dhe për të larguar njerëzit e besuar nga institucionet strategjike.

Sektori i Energjisë dhe Infrastrukturës, me institucione si KESH-i, OST-ja, ARRSH-ja, Aviacioni Civil, Porti i Durrësit dhe Hekurudha Shqiptare, ndodhet në qendër të këtij procesi. Ky sektor konsiderohet një zonë ku Balluku ka pasur ndikim të fortë, ndaj largimi i drejtuesve përbën një goditje për të.

Prapaskenat

Lëvizja e kryeministrit Edi Rama shihet si një manovër e dyfishtë strategjike. Për publikun, ajo paraqitet si ndëshkim i drejtuesve të dështuar dhe si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për korrupsionin. Brenda mazhorancës socialiste, ajo shërben për të prerë kontrollin e Belinda Ballukut mbi investimet dhe tenderat në energji, rrugë dhe porte.

Me këtë valë shkarkimesh, Partia Socialiste po hyn në një fazë të re të rishpërndarjes së pushtetit, ku zëvendësimi i drejtuesve nuk sjell domosdoshmërisht reformë, por riorganizim të strukturave që mbështesin kreun e qeverisë. Urdhri i Ramës ka shkaktuar panik në korridoret e pushtetit dhe tashmë kanë dhënë dorëheqjen disa drejtues, mes tyre Ilir Binaj i Tatimeve, Besmir Beja i Doganave, Ergys Verdho i Hekurudhës Shqiptare, Blerina Gjylameti e AKU-së, Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe Etugert Llazi i Qendrës Kombëtare të Biznesit. Urdhri u është përcjellë drejtuesve nga ministrat përkatës.

Procesi pritet të përfundojë deri të hënën, më 26 tetor. Nën këtë masë ndodhen rreth 134 institucione shtetërore, nga financat deri te infrastruktura dhe energjia, dhe drejtuesit e tyre duhet të largohen nga postet. Lista e plotë po pasqyrohet më poshtë.

Lista e drejtuesve kryesorë që preken nga urdhri:

Financat, Tatimet dhe Doganat

  • Ilir Binaj – Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
  • Besmir Beja – Drejtor i Përgjithshëm i Doganave
  • Etugert Llazi – Drejtor i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB)
  • Jonaid Myzyri – Drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Infrastruktura dhe Energjia

  • Ami Kozeli – Drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH)
  • Viola Haxhiademi – Drejtuese e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)
  • Elisian Bici – Drejtues i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)
  • Eltar Deda – Drejtues i Albpetrol
  • Ergys Verdho – Drejtues i Hekurudhës Shqiptare
  • Dritan Isaku – Drejtues i Albcontrol

Sektori i Drejtësisë dhe Ekzekutimit

  • Sadleva Bodo – Drejtuese e Përgjithshme e Burgjeve
  • Ergys Qirici – Drejtues i Përgjithshëm i Përmbarimit
  • Besmir Kola – Drejtues i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
  • Valdrin Pjetri – Drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
  • Eduard Merkaj – Drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Agjenci të tjera shtetërore

  • Silda Anagnosti Çepe – Drejtuese e IdentiTek
  • Ervin Koçi – Drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
  • Laura Plaku Saro – Drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës – 21

  • Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
  • Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
  • Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse
  • Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial
  • Agjencia Kombëtare Bërthamore
  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
  • Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
  • Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
  • Agjencia për Eficencën e Energjisë
  • Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme
  • Autoriteti Rrugor Shqiptar
  • Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil
  • Drejtoria e Përgjithshme Detare
  • Instituti i Transportit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve
  • Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore
  • Autoriteti i Aviacionit Civil
  • Autoriteti Rregullator Hekurudhor
  • Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare
  • Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center)
  • Albcontrol

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – 10

  • Agjencitë Rajonale
  • Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit
  • Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore – QTTB
  • Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
  • Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural – AZHBR
  • Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV
  • Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës
  • Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
  • Enti Shtetëror i Farave dhe Fidaneve
  • Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit – 14

Institucionet në varësi të Ekonomisë

  • Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
  • Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
  • Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
  • Inspektorati S

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha