Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të paraqesë brenda pak orësh ose ditësh qëndrimin e saj lidhur me shqetësimet e një pjese të gjerë të shoqërisë, e cila përkrah protestën për t’i kërkuar ekzekutivit më shumë vëmendje ndaj problemeve të qytetarëve.
“Në çdo rast, brenda orësh apo ditësh, do të prezantojmë atë që përbën reflektimin tonë të përgjithshëm për atë që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë po përpiqet të na komunikojë, thjesht duke shprehur simpati për një protestë, në të cilën ajo shikon nevojën dhe mënyrën për ta bërë qeverinë edhe më të vëmendshme”, u shpreh Rama.
Burimi: www.gazetatema.net










