Gjatë protestës së zhvilluar sot është shënuar një incident tjetër, ku një shtetas u shtri në mes të bulevardit dhe nuk pranoi të ngrihej. Forcat e policisë u përpoqën ta nxirrnin jashtë perimetrit të sigurisë, por ai u shtri përsëri dhe refuzoi të largohej.
Ndërhyrja e mjekëve vullnetarë
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe mjekë vullnetarë për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore. Disa çaste më pas, qytetari u ngrit përsëri në këmbë dhe bëri gjeste drejt efektivëve të policisë.
1 / 4
Burimi: euronews.al









