Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Studenti i përgjigjet Ramës pas trajtimit me përbuzje: Do të na fusë në kurth

Studenti i përgjigjet Ramës pas trajtimit me përbuzje: Do të na fusë në kurth

E ftuar të mërkurën në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në Euronews Albania, studentja Hana Spahiu foli për protestën studentore dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Spahiu e quajti ftesën e kreut të qeverisë një grackë dhe theksoi se gjatë 135 ditëve të protestave paqësore, qeveria është përgjigjur me përbuzje dhe arrogancë.

Ajo e përshkroi Shqipërinë jo si një shoqëri demokratike, por si një “autokraci elektorale”, duke iu referuar vlerësimeve të instituteve ndërkombëtare.

“Për 135 ditë protestat ishin 100% paqësore, ndërsa kryeministri i trajtoi vetëm me përbuzje, tallje dhe arrogancë. Fatkeqësisht u desh eskalimi i protestës dhe dhuna që përmendi edhe zoti Bido, që kryeministri të ndiejë pak frikë dhe të kuptojë se shqiptarët nuk janë dele që do t’i binden përgjithmonë. Tani ai kërkon dialog.

Ky është thjesht një kurth. Dialog? Ai ka pasur 13 vite në pushtet mundësi të bëjë dialog me publikun. Ka pasur 13 vite në pushtet për të përmirësuar kushtet në spitale, në shkolla, për të rritur pensionet të cilat vazhdojnë të jenë 100 euro dhe nuk mjaftojnë as për ilaçet më bazike.

Ai ka pasur 13 vite mundësi. Unë nuk dua dialog. Kryeministri është autokrat. Kryeministri nuk është zgjedhur në një mënyrë demokratike. Shqipëria nuk është një shoqëri demokratike. Shqipëria është një autokraci elektorale.

Ky cilësim nuk është imi. Ky cilësim bëhet nga institutet ndërkombëtare të vlerësimit të demokracisë. Ne këtu e njohim shumë mirë sistemin e patronazhit. Ne këtu e njohim shumë mirë fryrjen e administratës publike. Njohim shumë mirë edhe raportimet që bëhen për blerje votash”, tha ajo.

Gazetarja – studentes: Këtë protestë nuk do të mund ta bënit në një vend jodemokratik

Protesta e studentëve, të rinjtë njoftojnë tubimin e radhës: Nesër në orën 09:00 para Parlamentit

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha