Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Studentët dhe pedagogët refuzojnë ftesën për dialog, Rama vendos sërish karrige para Kryeministrisë dhe paralajmëron përgjegjësi për dëmet

Studentët dhe pedagogët refuzojnë ftesën për dialog, Rama vendos sërish karrige para Kryeministrisë dhe paralajmëron përgjegjësi për dëmet

Pasi dje ftesa për dialog nuk u pranua, me studentë dhe pedagogë që e refuzuan, Rama ka reaguar sërish. Ai, pasi vendosi përsëri karrige përpara Kryeministrisë, theksoi se ka një mijë e një pakënaqësi, por sipas tij asgjë nuk e justifikon dhunën.

Ndër të tjera, ai shtoi se shtrin dorën për dialog për këdo që mendon ndryshe nga ai, ndërsa kujtoi se do të paguhet çdo dëm i shkaktuar nga protesta.

“Ka një mijë e një pakënaqësi, halle e probleme, mund të ketë edhe një mijë e një arsye, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun, mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, që kanë një shtëpi të përbashkët, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, por dhuna është e pajustifikueshme. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë, apo ata që janë të terrorizuar nën trysninë e dhunës. Distancohuni nga dhuna. Çdo dhunues do të marrë përgjigje, përgjigja nuk do të vonojë, do të jetë ligjore, financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet kur të tjerët kanë të drejtë të qëndrojnë nën qiellin e përbashkët.”, tha ai.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha