Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Selia e PD bëhet bazë e protestuesve të dhunshëm

Selia e PD bëhet bazë e protestuesve të dhunshëm

Të shtunën, Sali Berisha u kthye në selinë e Partisë Demokratike, duke e përdorur atë si një bazë ushtarake. Ish-SHQUP-i u rikthye në rolin e tij biologjik, si bazë armatimi për të sulmuar Tiranën dhe qytetarët e saj.

Sulmi i pasdites së të shtunës dukej i organizuar mirë, pasi armatimi vinte nga selia blu. Kjo u provua edhe me pamje filmike.

Sulmi me armatim të sofistikuar

Këtë herë armatimi ishte më i sofistikuar. Nuk u përdorën molotovë, por bomba gazi me kallëp plasës.

Flamuri i paqes me Gjekmarkajn në krah ia la vendin dhunës së udhëhequr nga Nallbati dhe Gjin Gjoni.

Dirigjenti, Sali Berisha, mesa duket e dinte. Ai nuk doli në skenë as paradite, as pasdite. Dhunën e ndoqi nga shtëpia, ndërsa direktivat i jepte përmes WhatsApp.

Nuk është rastësi që që në fillim të protestës, kryeministri Edi Rama, si dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzuan vetëm një person.

Akuzat dhe përgjegjësia

Madje ata i dhanë Sali Berishës edhe titullin e fundit shkencor.

Të shtunën, kreu i PD-së vërtet e meritoi doktoraturën e re: dhunën që ai frymëzon e ngriti në një nivel tjetër.

Një nivel që Tirana nuk do ta harrojë dhe do t’ia kujtojë ditën e zgjedhjeve./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha