Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

100 media franceze paditin Meta për keqpërdorim të dhënash

100 media franceze paditin Meta për keqpërdorim të dhënash

Meta, kompania mëmë e Facebook-ut dhe Instagram-it, rrezikon të detyrohet t’u paguajë mediave franceze një shumë totale prej 1,4 miliardë eurosh. Këto media e akuzojnë kompaninë për shkelje të Rregullores së Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR).

Padia e mediave franceze

Konkretisht, 100 media franceze, mes tyre gazetat Le Figaro, Libération dhe L’Équipe, si dhe një numër i konsiderueshëm stacionesh televizive, përfshirë BFM dhe TF1, iu drejtuan drejtësisë franceze në prill të vitit 2025.

Ato pretendojnë se Meta i ka shfrytëzuar të dhënat personale që dispononte në një mënyrë të papajtueshme me legjislacionin evropian. Si rezultat, kompania fitoi një pozitë dominuese në tregun e reklamave.

Humbjet e vlerësuara dhe precedenti spanjoll

Sipas vlerësimeve paraprake të qendrës amerikane të studimeve ekonomike Charles River Associates, kjo situatë u ka shkaktuar mediave franceze humbje të të ardhurave nga reklamat në vlerën e rreth 1,4 miliardë eurove.

Pas një padie të ngjashme të ngritur nga mediat spanjolle, një gjykatë në Madrid e detyroi grupin Meta t’u paguante atyre 479 milionë euro./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha