Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Edlira Çepani e shpreh tronditjen ndaj dhunës kundër të rinjve

Edlira Çepani e shpreh tronditjen ndaj dhunës kundër të rinjve

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Edlira Çepani shprehu shqetësimin e saj për mënyrën se si policia ka reaguar ndaj protestuesve. Sipas saj, edhe grupet e ndihmës së parë, të krijuara nga vullnetarët, janë përballur me reagimin e forcave të policisë.

Grupet vullnetare të ndihmës së parë

“Së bashku me disa të rinj vullnetarë kemi ngritur grupe të ndihmës së parë, të cilët mbajnë jelekët e verdhë. Të gjithë ata që ndodhen në terren shohin raste të tmerrshme, për të cilat më pas thirret ambulanca. Çdo ditë po vërejmë një agresion në rritje nga ana e policisë. Nuk e kuptoj pse ka kaq agresivitet dhe kaq shkelje të dukshme të ligjit. Nuk arrij ta kuptoj pse duhet një dhunë kaq e madhe ndaj të rinjve që kanë dalë atje për të kërkuar arsim më të mirë, mirëqenie dhe shëndetësi më të mirë. Edhe grupet e ndihmës janë goditur, ndërkohë që as në një luftë mes shtetesh armike nuk sulmohen grupet e ndihmës së parë. Nuk arrijmë ta perceptojmë se çfarë është gjithë ky agresion. Grupi i ndihmës së parë nuk ndihmon vetëm protestuesit, por edhe policinë. Është një situatë e menaxhuar në mënyrë tërësisht joprofesionale dhe na vjen keq që shohim të rinj që trajtohen në atë mënyrë. Jam pa fjalë. Edhe të rinjtë, nëse vjen momenti që të neutralizohen, nuk duhen qëlluar lart, por duhet të synohet te gjymtyrët e poshtme, ndërsa ne kemi hasur pothuajse në të gjitha rastet që janë goditur sipër. Forcat e rendit e kanë kuptuar gabim rolin e tyre. Ato janë aty për të garantuar sigurinë dhe jo për të rrahur të rinjtë”, tha ajo.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha