Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke shfrytëzuar opsionin e riblerjes me vlerë 80 milionë euro, sipas gazetarit spanjoll Ramon Alvarez.
Paraqitjet e Nico Pazit me Comon
Performancat e mesfushorit argjentinas me Comon, skuadër që drejtohet nga Cesc Fabregas, kanë qenë impresionuese dhe kanë rritur ndjeshëm gjasat për t’u kthyer te klubi madrilen.
Klubi spanjoll ka nisur të përgatisë planet për sezonin 2027/28, ku prioritetet kryesore kanë të bëjnë me forcimin e mbrojtjes dhe të mesfushës. Në fokus të drejtuesve janë edhe futbollistët e formuar në akademinë e Real Madridit, të cilët po zhvillohen në skuadra të tjera.
Pazi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Comos këtë sezon, me katër gola dhe pesë asistime në 10 ndeshje.
Klauzola e riblerjes dhe konkurrenca në mesfushë
Real Madridi njoftoi zyrtarisht në qershor se kishte rezervuar të drejtën e njëanshme për ta rikthyer 22-vjeçarin për edicionin 2027/28.
Nëse vendos ta aktivizojë këtë klauzolë, klubi madrilen mund ta transferojë përsëri mesfushorin në radhët e veta.
Megjithatë, kthimi në Madrid nuk do t’i garantonte automatikisht një vend në formacionin titullar, pasi konkurrenca në mesfushën e Real Madridit vazhdon të jetë e fortë.
Burimi: www.albeu.com









