Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, nga ora 15:00, një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Diskutimi për mbajtjen e kësaj seance u zhvillua në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku u shqyrtua kërkesa për ta trajtuar këtë rast në Kuvend.
Vrasja në Vitomiricë dhe kërkesat për përgjegjësi
Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari kryesor për këtë rast është kunati i saj, Albert Sylaj.
Aktorë të ndryshëm politikë kanë kërkuar dorëheqjen e përgjegjësve të dikastereve të sigurisë. /Insajderi.org/
Burimi: insajderi.org









