Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka komentuar mundësinë e formimit të një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.
Kur u pyet nëse Albin Kurti është figura që mund të bashkojë të gjithë, Mustafa deklaroi se interesi i tij për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së buron nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga mundësia për të siguruar stabilitet në vend.
“Interesi im për një koalicion mes VV-së dhe PDK-së vjen pikërisht sepse z. Kurti përfaqëson subjektin politik që ka stabilitetin ligjor në vendin tonë, ka fituar zgjedhjet, ndërsa PDK-në, si partinë e dytë, e shoh si mundësi për t’i ofruar stabilitet. Unë i besoj mundësisë ligjore që ia ka dhënë populli i vendit tonë”, u shpreh Mustafa në emisionin “Adresa”.
Burimi: www.gazetaexpress.com










