Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama zbardh arsyen përballë medias greke pse çështja e detit nuk po shkon në Hagë

Rama zbardh arsyen përballë medias greke pse çështja e detit nuk po shkon në Hagë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë të shkurtër me mediumin grek ‘Open’.

Gazetari Argyris Ntinopoulos e pyeti Ramën lidhur me situatën e firmave për çështjen e detit me Greqinë që duhet të dërgohet në Gjykatën e Hagës.

Kryeministri theksoi se nuk ka pengesa, por shtoi se ky nuk është një proces i thjeshtë dhe kërkon ndjekjen e procedurave të nevojshme.

“Asgjë nuk po na pengon. Thjesht po bashkëpunojmë me qeverinë greke në disa drejtime. Nuk është aq e lehtë sa duket. Mendon se shkon në Hagë, por kjo është një procedurë që duhet ndjekur. Duhet të kemi edhe një kornizë të përbashkët. Po punojmë për këtë”,-u shpreh Rama.

Kur u pyet nëse ky hap mund të realizohet brenda këtij viti, Rama u përgjigj se puna me qeverinë greke vazhdon për këtë çështje, ndonëse nuk dha një afat të caktuar.

“Nuk mund t’ju jap një datë, por jemi në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë greke dhe po punojmë së bashku”,-tha Rama.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha