Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Athina dhe Selianiku në qendër të protestave, studentë, mësues dhe prindër marshojnë në tubim

Athina dhe Selianiku në qendër të protestave, studentë, mësues dhe prindër marshojnë në tubim

Siç ishte paralajmëruar më parë, qindra studentë, nxënës, mësues dhe prindër marshuan përsëri sot në rrugët e Athinës dhe Selanikut, në ditën e dytë të protestave në sektorin e arsimit.

Në Athinë, tubimi kryesor nisi në orën 12:00 nga Propylaia, ndërsa policia ka vendosur masa të rrepta sigurie. Rreth 3 mijë policë janë dislokuar në pika strategjike të kryeqytetit dhe qarkullimi është ndaluar në disa rrugë përreth zonës qendrore, raporton Aleksandër Marku.

Kërkesat kryesore të protestuesve kanë të bëjnë me kostot në rritje të jetesës dhe të studimeve. Studentët kërkojnë ulje të çmimeve të qirave, rritje të ndihmës për strehim, më shumë vende në konviktet studentore, si dhe ushqim dhe transport falas.

Ata kërkojnë gjithashtu rritje të financimit shtetëror për universitetet publike dhe masa për uljen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve.

Në protestë marrin pjesë edhe mësuesit, federata e të cilëve në arsimin fillor ka shpallur grevë 24-orëshe në sektorin e arsimit të ulët, ndërsa mësuesit e arsimit të mesëm kanë zhvilluar një ndërprerje pune prej tre orësh.

Kërkesat e tyre lidhen me plotësimin e vendeve bosh në shkolla me punësime të përhershme dhe me përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Edhe në Selanik u zhvillua një tubim në qendër të qytetit. Pesë stacione të metrosë u mbyllën përkohësisht me urdhër të policisë.

Një ditë më parë, studentët kishin ngritur çadra proteste në sheshin Sintagma në Athinë dhe në rrugën Agia Sofia në Selanik, duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit studentor dhe rritjen e kostos së studimeve.

Protestuesit thonë se mobilizimet do të vazhdojnë, duke kërkuar masa konkrete për arsimin dhe përballimin e kostos së jetesës. Deri tani, protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha