Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kuvendi mblidhet nesër në orën 10:00, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi mblidhet nesër në orën 10:00, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

Në njoftimin për mediat është bërë i njohur edhe rendi i ditës, ku ndër të tjera parashikohet Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Komunikatë:

Lënda: Njoftim

Data: 22 tetor 2026

Dita: E enjte

Seanca plenare

Vendi: Salla e seancave

Ora: 10:00

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, 5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha