Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Macron kritikon deklaratat e liderëve të huaj për protestat në Francë

Macron kritikon deklaratat e liderëve të huaj për protestat në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se ndihet i acaruar për shkak të “manipulimit të informacionit” në lidhje me ngjarjet në Francë, të cilat sipas tij janë “të papranueshme dhe të pamenduara mirë nga shumë palë, përfshirë edhe liderë të huaj”.

“Për shembull, pamë imazhe të prodhuara nga inteligjenca artificiale, që shfaqnin skena të cilat nuk kishin ndodhur kurrë në realitet në Francë. Disa madje pohuan se vendi ishte pushtuar nga turma migrantësh dhe islamistësh, gjë që është plotësisht e pavërtetë”, ka deklaruar Macron të mërkurën, duke folur nga Doha ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka sugjeruar këtë në mënyrë të përsëritur dhe disa liderë të BE-së kanë bërë komente të ngjashme, duke i lidhur protestat me migracionin, përfshirë kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar dhe kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Macron ka thënë se ishte veçanërisht i irrituar nga liderët politikë, “qoftë në rajonin tonë, qoftë në anën tjetër të Atlantikut, të cilët përsërisin me naivitet pretendime të krijuara nga inteligjenca artificiale ose përforcojnë narrativa që qarqe të caktuara dëshirojnë t’i përhapin”.

“Është e qartë se ata po bëjnë fushatë në kurriz tonin”, ka deklaruar Macron.

Ai ka shtuar se këto komente “tregojnë se kush e do Francën dhe kush jo”.

Macron ka njoftuar se, pas kthimit të tij të enjten, do të zhvillojë një takim me ministrat dhe zyrtarët e inteligjencës, për të marrë një “raport të detajuar” mbi atë që ka ndodhur dhe mbi përgatitjet për protestat e reja të kësaj fundjave.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha