Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama paraqet ligjin e ri kundër dhunës pas protestave në Tiranë

Rama paraqet ligjin e ri kundër dhunës pas protestave në Tiranë

Kryeministri Edi Rama pritet të paraqesë sot një paketë të re ligjore që synon të luftojë dhunën dhe anarkinë urbane.

Ky prezantim vjen vetëm një ditë pas protestës së së shtunës në Tiranë, e cila u karakterizua nga përplasje të dhunshme, sulme me molotovë kundër institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private.

Deklaratat e Ramës pas protestës

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës ku PD doli nga prapavija në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe katër burimet e kësaj flame anti demokratike” tha Rama.

Rama ka paralajmëruar ndëshkime penale dhe financiare për protestuesit që ushtrojnë dhunë, ndërsa sot ka përsëritur ftesën për dialog, duke nxjerrë sërish tryezën dhe karriget para Kryeministrisë.

Lajmi në përditësim

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha