Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Qeveria gjermane nuk zbulon detaje të takimit Rama-Merz

Qeveria gjermane nuk zbulon detaje të takimit Rama-Merz

Zyra e Kancelarit gjerman nuk ka ofruar hollësi rreth përmbajtjes së takimit dypalësh midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Friedrich Merz në Budva, ndërsa nuk ka zënë një pozicion të qartë lidhur me protestat në Shqipëri.

Qëndrimi i Gjermanisë për takimin dhe protestat

I pyetur nga A2CNN për temat e trajtuara gjatë takimit dhe qëndrimin e Gjermanisë ndaj protestave, një zëdhënës i qeverisë gjermane u shpreh se deklaratat e kancelarit mjaftojnë në vetvete.

“Deklaratat e Kancelarit mjaftojnë në vetvete. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi, si rregull, ne nuk komentojmë përmbajtjen e bisedimeve konfidenciale me krerët e tjerë të shteteve dhe të qeverive”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha