Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Bekim Sali dhe Magnus Brunner bisedojnë për lehtësimin e transportit dhe rritjen e sigurisë

Bekim Sali dhe Magnus Brunner bisedojnë për lehtësimin e transportit dhe rritjen e sigurisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion, Magnus Brunner, ku u diskutuan çështjet e menaxhimit të kufijve, migracionit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Sipas njoftimit të Qeverisë, vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të Sistemit të Hyrje-Daljes (Entry/Exit System – EES) dhe rregullit 90/180 ditë te transportuesit profesionistë.

Rëndësia e transportit rrugor

Gjatë takimit, Sali vlerësoi se transporti rrugor përbën një sektor me rëndësi thelbësore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe për funksionimin e zinxhirëve të furnizimit me Bashkimin Evropian.

Ai kërkoi që për shoferët profesionistë të gjenden sa më shpejt zgjidhje praktike dhe afatshkurtra, krahas masave afatgjata, pa cenuar standardet e sigurisë që zbatohen në hapësirën Shengen.

Bashkëpunimi me Frontex dhe Europol

Një tjetër temë e diskutimit ishte bashkëpunimi operacional me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), përfshirë funksionimin e pikës së re të koordinimit në Bllacë. Po ashtu, u shqyrtua lehtësimi i procedurave të kalimit kufitar përmes modelit One Stop Shop në Qafë Thanë.

Palët diskutuan edhe bashkëpunimin me Europol, masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së./Telegrafi/

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha