Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Anulohen shfaqjet për shkak të protestave, Teatri i Kukullave dhe Opera prekin programin

Anulohen shfaqjet për shkak të protestave, Teatri i Kukullave dhe Opera prekin programin

Përshkallëzimi i protestave në Tiranë ka sjellë ndryshime në kalendarin kulturor të kryeqytetit. Disa institucione artistike kanë anuluar shfaqjet, ndërsa të tjera kanë shtyrë aktivitetet deri në një njoftim të dytë.

Teatri i Kukullave dhe Cirku Kombëtar

Teatri i Kukullave ka pezulluar shfaqjet që prej 15 tetorit, pasi godina u dëmtua nga hedhja e gurëve. Shfaqja “Aventurat e Winnie Pooh” nuk u zhvillua, por biletat do të mbeten të vlefshme për datat e ardhshme. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Cirku Kombëtar.

Dyert ka mbyllur gjithashtu Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, i cili ka anuluar aktivitetet e mbetura të tetorit dhe u ka kërkuar spektatorëve të tërheqin paratë e biletave. Teatri Metropol ka shtyrë premierën “Sikur të isha djalë”, ndërsa për shfaqjen “1984” të Teatrit Eksperimental ende nuk ka një datë të re. Ky i fundit do të vijojë aktivitetin gjatë fundjavës me shfaqjen interaktive për fëmijë “Kush i shpiku rregullat”.

Teatri Kombëtar dhe aktivitetet e tjera

Në një tjetër zhvillim, Teatri Kombëtar fton publikun të ndjekë veprën “Diaspora”, e cila trajton kujtesën, identitetin dhe përvojën e emigrimit. Protestat kanë ndikuar edhe në organizimin e ekspozitave, promovimeve të librave dhe aktiviteteve të tjera artistike në kryeqytet.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha