Lindja e Mesme po përballet me një valë të re tensionesh dhe dhune.
Të paktën 10 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një kishë në jug të Jordanisë, ndërsa dy ushtarë izraelitë kanë ndërruar jetë gjatë një shkëmbimi zjarri pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor.
Këto ngjarje kanë shkaktuar reagime të ashpra nga drejtuesit izraelitë dhe kanë sjellë masa të reja sigurie në zonë.
Sulmi në kishën e Hamudit në Jordaninë e Jugut
Sipas raportimeve të mediave lokale, të paktën 10 persona kanë vdekur nga një sulm me armë zjarri në kishën Hamud, në guvernatoratin e Karakut, në jug të Jordanisë.
Dy persona të armatosur dyshohet se kanë hapur zjarr gjatë një ceremonie funerali, duke qëlluar drejt të pranishmëve. Motivi i ngjarjes nuk është bërë ende i ditur.
Pas sulmit, autoritetet nisën një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Burimi: top-channel.tv










