Kryeministri Edi Rama publikoi sot inicialet e disa personave që, sipas tij, u arrestuan për akte dhune gjatë protestës. Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili gjatë një komunikimi me gazetarët ironizoi kreun e qeverisë, duke përmendur emrat e deputetëve dhe ministrave që kanë probleme me drejtësinë.
Berisha dhe akuzat për Belinda Balluku
Berisha u ndal te ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për të cilën tha se është anëtarja kryesore e organizatës kriminale të Edi Ramës dhe se është e akuzuar për 6 dosje.
“LB, Lubi Balluku, anëtarja më kryesore e organizatës kriminale të Edi Ramës, e akuzuar vetëm për 6 dosje me 36 vite burg, në bashkëpunim me palloshin e gjatë. Ke fytyrë të dalësh dhe të përmendësh emra ti.
IB, Ilir Beqja, i cili bashkë me Ramën vodhi mbi 300 mln euro në koncesionet e shëndetësisë. I pangopur.
Lali vjedhësi që u thoshte qytetarëve shqiptarë se ka mbjellë 1 mln pemë në Tiranë dhe se faturonte pishat me 6500 euro fidani. Lali vjedhësi që firmoste për djegësit e Tiranës 130 mln euro dhe nuk ekziston gjurmë e tij. Po ky Lali vjedhësi që me bandën e 5D vidhte prokurimet publike të bashkisë”, tha Berisha.
Burimi: sot.com.al










