Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë me fustan të bardhë

Kim Kardashian feston 46-vjetorin në Romë me fustan të bardhë

Kim Kardashian i ka vijuar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku u fotografua bashkë me të ëmën, Kris Jenner, gjatë një vizite në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.

Ylli i reality show-ve kishte zgjedhur një fustan të bardhë me dekolte shumë të hapur, të kombinuar me këpucë me platformë të lartë.

Pamjen e plotësoi me flokët e mbledhura në një bisht të lartë e të lëmuar, shkruan DailyMail.

Kris Jenner dhe pamja e saj

Edhe Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një kombinim elegant, duke veshur një xhaketë rozë Chanel me një veshje në ngjyrë bordo.

Ndërkohë, partneri i Kim, piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, nuk ishte me të gjatë vizitës, pasi ndodhej në Austin për Çmimin e Madh të SHBA-së.

Lidhja me Lewis Hamilton

Megjithatë, Kim ka folur së fundmi me entuziazëm për lidhjen e tyre, duke pranuar në një episod të The Kardashians se është shumë e lumtur.

Çifti është përfolur për një lidhje romantike që nga shkurti dhe më pas e bëri publike romancën.

Që atëherë, Kim është parë duke mbështetur Hamiltonin në garat e Formula 1, ndërsa dyshja është shfaqur së bashku edhe në evente publike.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha