Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Benita nuk e ka origjinale të folurën me ë, Megi Pojani e bënte dikur

Benita nuk e ka origjinale të folurën me ë, Megi Pojani e bënte dikur

Benita Zena është bërë së fundmi virale pas një deklarate ku tërhoqi vëmendje mënyra e saj e të folurit, veçanërisht zgjatja e tingullit “ë” në fund të fjalëve. Një shembull i kësaj mënyre të të shprehurit ishte shqiptimi i fjalës “djalë” me zgjatje të theksuar të tingullit të fundit.

Mënyra e të folurit e Megi Pojanit

Megjithatë, një mënyrë e ngjashme e të folurit është përdorur edhe më herët nga Megi Pojani, e cila e zgjaste tingullin “ë” në fund të fjalëve. Kjo mund të vërehet edhe në videon e publikuar më poshtë, shkruan “Kosovarja”.

Të dyja rastet kanë tërhequr vëmendje për mënyrën e veçantë të shqiptimit.

Përdorimi i këtij stili nga Megi Pojani tregon se kjo mënyrë e të folurit nuk është e re në paraqitjet publike të personazheve të njohura.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha