Qeveria e Serbisë përballet me provën e saj të parë serioze në marrëdhëniet me Republikën e Kosovës: mënyrën se si do të veprojë ndaj grupit paramilitar të drejtuar nga Millan Radoiçiqi, i cili sulmoi policinë kosovare më 24 shtator 2023 në Banjskë.
Këtë vlerësim e dha eurodeputeti Thijs Reuten, i cili foli këtë të shtunë për “Info Magazine” të Klan Kosovës.
Raporti i Progresit dhe vlerësimi për Kosovën
Gjatë kësaj jave, në Bruksel u paraqit Raporti i Progresit, që shqyrton ecurinë e 10 shteteve që synojnë anëtarësimin në BE. Sipas politikanit holandez, vlerësimi për Kosovën ishte mesatar, ndërsa kriza e zgjatur politike duket se ka ndikuar fort negativisht. Ai theksoi se reformat e brendshme në fushën e sundimit të ligjit duhen kryer patjetër.
Statusi i Kosovës në Bashkimin Evropian
Kosova është e vetmja ndër vendet që synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian që nuk ka statusin e kandidatit. Nga 27 shtetet aktuale anëtare të BE-së, pesë nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran: Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania.
Burimi: www.albeu.com










