Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Protesta e pedagogëve, bojkot i mësimit në universitete: vetëm 10 për qind e personelit akademik firmosi peticionin për dorëheqjen e Ramës

Protesta e pedagogëve, bojkot i mësimit në universitete: vetëm 10 për qind e personelit akademik firmosi peticionin për dorëheqjen e Ramës

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi, deklaroi gjatë protestës përpara Kryeministrisë se Kryesia e Sindikatës ka marrë vendimin për të bojkotuar procesin mësimor në universitete, si shprehje e solidaritetit me studentët.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë nëse të gjithë pedagogët në vend do t’i bashkohen këtij vendimi. Deri tani, vetëm rreth 10% e personelit akademik e ka nënshkruar peticionin që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie kujdestare.

Gjithashtu, në protestën e organizuar përpara Kryeministrisë mori pjesë vetëm një grup pedagogësh, nga afro 10 mijë punonjës që përbëjnë personelin akademik në vend.

Ky vendim për bojkot vjen në një periudhë kur protestat në Tiranë vazhdojnë prej disa ditësh, ndërsa mbetet për t’u parë se sa i gjerë do të jetë reagimi i pedagogëve dhe nëse bojkoti do të shtrihet në universitetet e të gjithë vendit.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha