Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

PD mbështet dhunën në protestë, Petraj thotë se po kërkon të shpallet organizatë kriminale

PD mbështet dhunën në protestë, Petraj thotë se po kërkon të shpallet organizatë kriminale

Avokati Edmond Petraj deklaron se Partia Demokratike përkrah dhunën gjatë protestës.

Gjatë një bisede për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj theksoi se në rast se grupi i zjarrit është i lidhur me PD, atëherë kjo forcë politike mund të shpallet organizatë terroriste.

“Çështja qëndron se nëse ekzistojnë të dhëna të sigurta që PD është e përfshirë me këtë grup, PD rrezikon të dalë jashtë ligjit, si organizatë që përkrah dhunën. Nëse përkrah dhunën, del e dëmtuar me grabitjen, me dhunën, me destabilitetin që po ndodh, me plagosjen e policëve, sipas mendimit tim aty duhet një hetim i thelluar. Nëse jemi në kushtet e nenit 221 të Kodit Penal, aty do klasifikohen elementët që përmban ai nen dhe nëse del i lidhur ai grup me PD, SPAK është e detyruar, nëse do të nisë hetimin. Të gjithë personat që kanë bërë thirrje për dhunë, nuk doli një i ri kundër dhunës. Këtu kemi një protestë me përkrahje politike.”, nënvizoi ai./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha